Specia mori një fitore mjaft të rëndësishme kundër Interit dhe meritë në këtë pjesë ka edhe Daniel Maldini. Djali i legjendës italiane të futbollit, Paolo Maldinit, shënoi golin e parë të takimit, duke u rikthyer te goli. Pas përfundimit të ndeshjes, 21-vjeçari ka folur për “DAZN”-in, ku është shprehur se po e kërkonte prej kohësh këtë gol.
“Ne besuam që në fillim, edhe pas golit të barazimit. Është e merituar. Kam kohë që e kërkoj këtë gol. Le ta shijojmë këtë mbrëmje. Gjëja e rëndësishme ishte që ta sillnim ndeshjen në shtëpi”, ka deklaruar Daniel Maldini./Halit Delibashi-Sport Ekspres/