“Le ta bëjmë për Vllazninë, për tifozët”! Brdaric ngre entuziazmin në Shkodër para Egnatias: Jemi gati për luftë

Vllaznia do të përballet nesër kundër Egnatias në gjysmëfinalen e dytë të Final Four. Fituesi do të gjejë Partizanin, për të luajtur finalen e madhe. Para këtij takimi, Brdaric ka dalë në konferencën për shtyp. Trajneri i shkodranëve është shprehur i sigurt se ekipi i tij është gati për të luftuar.

“Do të bëjmë më të mirën tonë kundër Egnatias. Kemi luajtur kundër Egnatias, por ishim në situatë tjetër. Është një ndeshje e hapur. Të dy ekipet do të luftojnë për të kaluar në finale. Jemi mirë në balancë. Kemi gjithë ekipin gati, ndjesia është e mirë. Të punojmë mirë në të dy fazat e lojës. Këto ditë kemi punuar për planin e mundjes së Egnatias. Shpresojmë të jemi të suksesshëm.

Duhet të jemi gati për luftë. Është ‘Final 4’, situatë e vështirë për gjithë ekipet. Nuk është e lehtë as për të luajtur për barazim, kështu që të dy ekipet do të zbresin në fushë për fitore.

Taktika? Na duhet një komunikim sa më i mirë më ekipin, që e kemi. Është e shkurtër koha që po punojmë bashkë, por do ua thjeshtojmë gjithçka lojtarëve. Do të fokusohemi në gjëra sa më të thjeshta.

Titulli? Është shumë mirë të kesh ëndrra. Të gjithë tifozët kanë ëndrrën e titullit. Le ta bëjmë për Vllazninë dhe gjithë tifozët. Jemi përpara objektivit të titullit. Nuk kemi kohë për të menduar, thjesht të përqendrohemi te ndeshja”, tha Brdaric. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/