Lë pas edhe Ozilin e Gyndoganin, Granit Xhaka vendosi tre rekorde me pasimet e tij kundër Volfsburgut

Bajer Leverkuseni po kalon një sezon të jashtëzakonshëm dhe po në të njëjtin nivel po shfaqet edhe Granit Xhaka. Mesfushori shqiptar po shkëlqen në mesin e fushës. Shifrat flasin të gjitha për një mjeshtër të pasimeve, teksa saktësia e topave të pasuar nga këmbët e tij është mbresëlënëse.

Xhaka vendosi tre rekorde të reja për këtë sezon në Bundesligën gjermane. Mbrëmjen e djeshme kundër Volfsburgut lojtari shqiptar arriti të jepte 161 pasime të sakta, 134 pasime të sakta në gjysmëfushën kundërshtare dhe 87 pasime të sakta në 1/3-n e fundit të fushës.

Ndërkohë, Xhaka lë pas edhe Filip Lahmin, Mesut Ozilin, Arturin dhe Gyndoganin sa i përket pasimeve të sakta në 1/3-n e fushës. Duke nisur nga sezoni 2015/16, askush nuk ka mundur të japë 87 pasime të saktë në këtë pjesë të fushës. Rekordi mbahej nga Filip Lahmi, me 77 topa të saktë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online