Pas përfundimit të ndeshjeve me Portugalinë, Ronaldo më në fund mori pushimet pas një sezoni të gjatë dhe këtë herë ai dhe Georgina vendosën të zgjedhin Sardenjen, ku pushojnë prej disa ditësh. Ata morën me qira një jaht në mënyrë që të kalonin pushimet verore me fëmijët e tyre.
Mirëpo, Georgina arriti të lërë në hije një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave me postimet e saj, sepse ajo tregon me krenari atributet e saj me rroba banje. Edhe sot e zgjedhura e Ronaldos ka vendosur të publikojë disa foto në Instagram dhe në plan të parë ka vënë ndoshta foton më shpërthyese të saj që ka publikuar ndonjëherë në rrjetet sociale. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/