Mbyllje mjaft e tensionuar e ndeshjes Larisa-PAOK të shtunën në kampionatin grek. Përfundoi 1-1, me Larisën që barazoi në fundin e takimit, duke i mohuar kreun PAOK-ut.
Sapo u mbyll ndeshja, u regjistrua një sherr masiv, me mesfushorin maroken Omar El Kaduri (ish-Breshia, Napoli, Empoli e Torino) i cili pati një debat me stolin e Larisës dhe aty u shfaq presidenti vendas Aleksis Kujas, i cili e pështyu.
Ngjarja u filmua edhe nga kamerat dhe mediat marokene akuzojnë për racizëm.