Legia e ka nisur si mos më keq këtë sezon të ri në Poloni. Michnieëicz arriti që ta shpalli kampion këtë skuadër në sezonin e shkuar, por tanimë ndodhet në zonën e ftohtë të renditjes pasi kanë kaluar 10 javë.
Në Poloni janë të sigurtë se në orën 16:30 të ditës së sotme do të vijë zyrtarizimi për shkëputjen e kontratës së Legias me Michnieëicz. Gjithashtu është caktuar edhe një trajner i përkohshëm, duke lënë pak ditë për të punuar në gjetjen e trajnerit të ri.
Te Legia ndodhen edhe disa futbollistë shqiptarë si Muçi, Kastrati dhe Celhaka. Marrëdhënia më e mirë me trajneri Michnieëicz ishte e Ernest Muçit, madje trajneri do ta krahasonte edhe me Lionel Mesin. Megjithatë puna e tyre nuk do të zgjasë më tepër, ndërsa më shumë përfitojnë dy futbollistët e tjerë.
Celhaka refuzoi që të luante me ekipin e dytë të Legias dhe për këtë arsye Michnieëicz e dërgoi në tribunë. Ndërkohë një përjashtim në atë humbje 4-1 ndaj Piast erdhi edhe për Kastratin që mediat polake zbuluan se prishte atmosferën në dhomën e zhveshjes. Për të dy këta futbollistë shqiptarë do të ketë një fillim të ri, duke harruar gjithë historinë e ndodhur. /Sport Ekspres/