Një ngjarje e rëndë ka ndodhur me futbollistin kamerunas, Joseph Bouase. Në mbrëmjen e ditës së dielë ka ndërruar jetë pasi ka pësuar sulm në zemër. Bouase është formuar tek Roma duke qënduar për shumë kohë tek të rinjtë, por pa i’u dhënë mundësia për të debutuar në ekipin e parë.
Në vitin 2020 do të kalonte te Cluj në Rumani, duke menduar që ky do të ishte fillimi i ngritjes në karrierë. Por fati do të tregohej ironik, ndërsa do të ndodhte tragjedia që ka tronditur futbollin në Rumani. Kjo ngjarje ka prekur edhe lojtarin Radja Naingolan që ka reaguar mbi shokimin e marrë. “Lajmet ishin të tmerrshme. Të rinj dhe akoma dhe akoma kaq shumë për të jetuar. Jam me familjen dhe të dashurit e tyre”, ka thënë Bouase. /Sport Ekspres/