Futbollisti i Kosovës, Valon Berisha i ka dhënë fund aventurës në Francë tek skuadra e Reimsit. 29 vjeçari ka pranuar ofertën e skuadrës australiane, Melbourne dhe ka firmosur një kontratë 1 vjeçare.
Forma e transferimit do të jetë huazim i thjeshtë, por gjithçka mund të ndryshojë nëse Berisha do të shkëlqejë tek kjo skuadër. Lajmin e ka bërë të ditur Arlind Sadiku, i cili ka publikuar dhe detajet e transferimit.
Vetë lojtari ka publikuar një foto në Instagram ku shpreh lodhien nga udhëtimi me orar të zgjatur drejt Australisë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/