Largimi i Mesit vijon të mbetet një çështje diskutimi në Spanjë për vetë mënyrën se si erdhi ndarja me Barcelonën. Si arsye u tha argumenti se ishin rregullat financiare të La Liga-s ato që sollën lamtumirën e argjentinasit, megjithëse ka zëra që mendojnë se diçka tjetër fshihet në këtë mes.
Në një intervistë për ETB, Ernesto Valverde është pyetur edhe në lidhje me largimin e Lionel Mesin, lojtar të cilin e ka pasur vetë nën urdhërat e tij. Ish-trajneri i Barcelonës është shprehur se është më mirë që njerëzit të mos e dinë të vërtetën, duke lënë të kuptohet se mund të ketë më tepër se sa rregullat e vendosura nga La Liga.
“Unë nuk mund të them se çfarë ndodhi. Është pjesë e mistikës. Është më mirë që njerëzit të mos e dinë se si jemi dhe të mendojnë se i dimë të gjitha. Është më mirë që njerëzit të mos e dinë të vërtetën”, ka thënë Ernesto Valverde./Halit Delibashi-Sport Ekspres/