“Lanë hyjninë për piratin Vedat”/ Media italiane shkruan për Muriqin: Katastrofë, nuk e kap dot trenin

Shansi i artë që Inzagi i dha Vedat Muriqit në ndeshjen kundër Milanit, atje ku luajti më tepër sesa 45 minuta pas dëmtimit të Correas, rezultoi me efektin e kundërt për sulmuesin shqiptar. Mungesa e golit të parë në Seria A, fakti se nuk arriti të rrezikonte kurrë portën e kuqezinjëve dhe e bashkuar me humbjen e Lacios në transfertë, sollën gjithë irritimin e tifozëve.

Të gjithë flisnin se 20 milionë eurot që u investuan për Muriqin janë të hedhura dëm. Të paktën duke parë deri tani statistikat e ofruara nga ky sulmues. Së fundmi është “Cittaceleste” që jep një përshkrim mes shumë figurave letrare, por duke paraqitur saktësisht situatatën e futbollistit të Kosovës.

Në thuhet qartësisht se paraqitja ndaj Milanit ishte skandaloze dhe Muriqi nuk arriti të kapte trenin për të mbërritur në destinacion. Pra shansi më i mirë, që nuk u arrit të shfrytëzohej. Por një tjetër mundësi do të vijë dhe sulmuesi duhet ta kap për t’i treguar të gjithëve sesa kanë gabuar.

“Bëhu gati, do të hysh në fushë”. Kjo është fraza që çdo futbollist do të donte që ta dëgjonte në karrierë. Sidomos nëse vjen nga larg dhe ke mbërritur në një nga kampionatet më të njohura dhe më të vështira në botë. Treni kalon për të gjithë, t’i duhet ta kapësh dhe të arrish në destinacionin tënd në mënyrën më të mirë të mundshme. Por “pirati” Muriqi është i mësuar që të lundrojë në det më mirë sesa të kap trenat që lëvizin. E ka humbur rastin e tij. Inzagi e ka preferuar Muriqin, duke lënë jashtë Felipe Caicedon, një lojtar që u kthye si një llojë hyjnie në botën e Lacios.

Por ajo që ofroi Vedati nuk ishte fare e pranueshme. I ngadaltë, i rëndë në ecje dhe vështirësi që hasi gjatë takimit. Fuqia fizike? Është aty, por lehtësisht i parashikueshëm. Me pak fjalë katastrofë. COVIDI, dëmtimet, janë një alibi që mund të shkojnë deri diku, por jo kur sheh vlerën e parave të investuara për të. Në një sezon të lodhshëm dhe të gjatë: “Bëhu gati, se do të hysh në ndeshje”, do të jetë një frazë që do të dëgjohet prapë. Por këtë herë Muriqi duhet të kap trenin”, shkruhet në artikull. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *