Lamtumira e Uzunit, talenti shqiptar me fjalë zemre për Lokomotivën: Më rritët, më përgatitët për një kapitull tjetër

Myrto Uzuni ndan përfundimisht rrugët me Lokomotivën e Zagrebit, për të nisur një tjetër etapë në karrierën e tij me fanellën e Ferencvaroshit. Por pas kësaj eksperience 2-vjeçare nuk mund të vinte një lamtumirë pa një mesazh falenderimi dhe ndarjeje. Uzuni ka folur me fjalë zemre përmes një postimi në rrjetin e tij social, teksa shpreh mirënjohje për atë ekip, ku të dyja palët i kanë dhënë shumë njëri-tjetrit.

“Me këtë postim do të doja të falënderoja të gjithë në Zagreb që ishin pjesë e udhëtimit tim në 2 vitet e fundit. Dua të falënderoj klubin e Lokomotiva Zagreb që më dhanë besimin dhe mundësinë për të qenë pjesë e këtij klubi për 2 sezonet e kaluara. Dua të falënderoj të gjithë shokët e mi të skuadrës, të gjithë stafin stërvitës, të gjithë drejtorët. Një falënderim të madh nga zemra ime që më dihmuat të rritem dhe më përgatitët për një kapitull tjetër të karrierës time.

Jam shumë i lumtur që e finalizova këtë vit me një sukses historik që Lokomotiva të arrijë në kualifikimet e Champions League, dhe gjithashtu duke arritur në finalen e kupës. Jam i lumtur që ndihmova ekipin me golat dhe asistimet e mia. Ju uroj fat”, shruan Myrto Uzuni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *