Lampardi nxjerr jashtë loje 4 lojtarë, i kanë kushtuar Çelsit 197 milionë euro

Frenk Lampardi është trajneri i ri i Çelsit. Ish-mesfushori do të drejtojë blutë e Londrës deri në fund të sezonit. “Daily Mail”-i ka zbuluar se trajneri anglez do të nxjerrë menjëherë jashtë loje 4 futbollistë titullarë te Çelsi.

Lampard pritet të përdorë mbrojtjen me 4, çka do i hiqte mundësinë e lojës Kukurelës, për të cilin klubi londinez shpenzoi 65 milionë euro për të transferuar nga Brajtoni. Gjithashtu, edhe Kulibali do të ketë të njëjtin fat, pasi Lampard ka në plan që dyshen e prapavijës ta formojë me Tiago Silvën dhe Çiluellin.

Ndërkohë në portë Arrizabalaga do i lërë vendin Mendit, ndërsa Zhoao Feliksi do të humbasë vendin e titullarit në repartin e acancuar. Në total Çelsi ka shpenzuar 197 milionë euro për të sjellë këta lojtarë në “Stemford Brixh”, por shifrat nuk kanë asnjë vlerë për trajnerin e ri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online