Lamine Yamal po quhet ndryshe si “Messi i ri” dhe spikatja e tij në Europian bëri që të kthehet në qendrën e vëmendjes mediatike. Por ndryshe nga Yamal, Messi nuk shfaqej në media për historitë e tij të dashurisë, teksa ia dorëzoi gjithë jetën një personi, pikërisht gruas së tij Antonella RacRoccuzzo, me të cilën ka tre fëmijë. Modelja argjentinase u njoh me Messin përmes kushëririt të tij Lucas Scaglia, ata filluan të takoheshin shumë herët dhe në vitin 2009 konfirmuan lidhjen e tyre, për t’u martuar në vitin 2017.
Yamal është vetëm 17 vjeç dhe tashmë po shkruhet shumë për të dashurat e tij, ish apo potenciale. Alex Padilla ishte me të kur ai festoi trofeun në Gjermani, por kjo vajzë shumë shpejt u bë mesa duket ish. Ajo është filmuar në shoqërinë e një burri të panjohur të cilit i thotë të ndalojë xhirimet sepse mund të ketë probleme.
Shumë më pas e interpretuan reagimin e saj sikur të kishte mashtruar Yamal. Dhe vërtet, shumë shpejt u shfaq lajmi se ata nuk ishin më bashkë dhe më pas sulmuesi i ri filloi të lidhej me vajza të ndryshme.
Vetëm disa ditë pas ndarjes së tij të përfolur nga influencuesi Alex Padilla, lojtari i Barcelonës u pa me një vajzë tjetër gjatë pushimeve të tij në Marbella. Mediat zbulojnë se Yamal është në shoqerinë e modeles Jacque Ligero, 27-vjeçe, e cila është 10 vite më e madhe se Yamal. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/