Lajmi i madh vjen për Milanin para ndeshjes në Champions League, Napolit do t’i mungojë ylli i ekipit

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Napoli po shkëlqen në këtë sezon. Në Serie A ata janë shumë afër Scudettos, ndërsa në Champions League kanë arritur deri në çerekfinale dhe nesër përballen me duelin e parë në këtë fazë të kompeticionit. Një nga lojtarët më të mirë të Napolit, sulmuesi nigerian Victor Osimhen, mungon në ndeshjen në San Siro.

Siç raporton “Tutonapoli”, media e specializuar për monitorimin e ngjarjeve në Napoli, Osimhen është larguar sot nga kampi stërvitor dhe nuk ka shkuar me skuadrën në Milano. Shkak është bërë lëndimi i sulmuesit nigerian dhe Napoli nuk dëshiron të rrezikojë asgjë për ndeshjen tjetër të kthimit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *