Skënderbeu kishte programuar të luante ndeshjen me Kukësin të premten e ardhshme, por nuk do të ndodhë kështu, pasi korçarët do të kenë ballafaqimin e tyre me UEFA-n. “Sport Ekspres” mëson se të premten klubi korçar do të ketë seancën e Apelit me UEFA-n. Pas dënimit 10-vjeçar të marrë, Skënderbeu tashmë ka nisur betejën pasi kërkon pafajësinë. Pavarësisht se është shprehur prej kohësh që shpresa është KAS-i, duhet që më parë Skënderbeu të ballafaqohet me UEFA-n në Komisionin e Apelit. Po të njëjtat burime bëjnë me dije se për të mbrojtur Skënderbeun do të udhëtojnë drejt Zvicrës 4 futbollistë korçarë. Shanset janë shumë të vogla që Apeli të marrë një vendim të ndryshëm vendi i parë i UEFA-s.
Në të tilla kushte sfida me Kukësin nuk do të zhvillohet të premten, por të hënën e ardhshme.