Lajme aspak të mira dhe të turpshme vijnë nga Kosova pak ditë para ndeshjeve të kualifikueseve të Botërorit. Kur në mediat serbe u shkruajt artikulli se shqiptarët zihen me njëri-tjetrin dhe nuk janë siç duken para botës, artikull i ardhur ky para 24 orëve pasi përmendën rastin e Bytyqit, materiale të reja për ta vijnë nga kampi i dardanëve.
Arijanet Muriqi është përleshur fizikisht me Edon Zhegrovën dhe incidenti ka ndodhur në hotelin “Emerald”. Ky është raportimi i “Indeksionline”, ndërsa FFK ka marrë vendimin zyrtar për të përjashtuar Arijanet Muriq për arsye disiplinore. Vendim ky që lë të kuptohet se Muriqi ka qenë iniciatori i sherrit pasi nuk ka pasur asnjë masë të marrë për Zhegrovën. /Sport Ekspres/