“Kur zihen dy vetë, përfiton portieri i Tiranës”! Ka pak dyshime, Visar Bekaj luan ndeshjet e jetës

Visar Bekaj rezultoi si zgjedhje e goditur nga ana e drejtuesëve të Tiranës, teksa portieri i Kosovës e tregoi më së miri kualitetin e tij në Superiore. Për opinionin sportiv bëhet fjalë për gardianin më të mirë të futbollit shqiptar, ndërsa pritet që të marrë fanellën e titullarit edhe te Kosova.

Që prej disa ditësh në Kosovë janë ngritur diskutimet se ka ardhur momenti për t’i besuar Bekajt. Duke parë edhe portierët e grumbulluar është thuajse e sigurt se portieri e Tiranës do ta nis si titullar ndeshjen e parë miqësore me Lituaninë, në mënyrë që të shihet forma përpara përballjeve me Spanjën dhe Suedinë.

Gjatë ditës së sotme ka ndodhur edhe përjashtimi i portierit titullar të Kosovës, Arijanet Muriq. Ky i fundit është përleshur me Edon Zhegrovën duke u lënë jashtë për arsye disiplinore. Në këtë rast mund të thuhet lehtësisht: “Kur zihen dy vetë, përfiton portieri i Tiranës”.

Tashmë Shaland është i detyruar që t’i besojë dorës së shpëtimit të Bekajt. Alternativat e tjera të mbetura janë Sajmir Ujkani që e ka mbyllur ciklin e tij te Kosova dhe nuk ka luajtur asnjëherë gjatë këtij kampionati me Torinon, pavarësisht kalendarit të ngjeshur mes 3 ndeshjeve në javë. Gjithashtu kemi edhe prurjen e re nga Olimpik Donetsk, Betim Halimi, por që nuk garanton sigurinë për momentin dhe nuk njihet mirë me shokët e ekipit. Sipas të gjitha gjasave Bekaj do të ketë mundësinë që të luajë përballë Zlatan Ibrahimovic dhe yjeve të Spanjës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online