Në ditën e djeshme takimi mes Partizanit dhe Luftëtarit që përfundoi në shifrat 8-1 nuk u transmetua ashtu siç jemi mësuar edhe më parë, në kanalin sportiv të “Supersport”. Kjo pasi kishte borxhe të papaguara nga ana e kësaj kompanie në drejtim të FSHF.
Kjo e fundit vendosi që ndeshjet t’i transmetonte falas për shikuesit në faqen e saj zyrtare, deri në momentin që të paguheshin paratë e mbartura nga kanali që do transmetonte ndeshjet. Mesa duket kjo marrëveshje është arritur sërish, të paktën për të mbyllur një pjesë të shumës fillimisht, pasi ndeshjet e sotme të Superiores do të rikthehen në “Supersport”. Nëpërmjet një njoftimit të fundit, kanali sportiv njofton se këto përballje do të transmetohen ashtu siç ka ndodhur edhe më parë. /Sport Ekspres/