Lajmi i fundit/ Armando Sadiku, ofertë super nga Turqia

Sulmuesi i kombëtares shqiptare Armando Sadiku mund ta mbyllë në ditët e ardhshme aventurën spanjolle.

Ndonëse është nën kontratë te Levante deri në vitin 2020, sulmuesi ynë ka marrë një ofertë shumë joshëse nga Turqia.

Klubi i sapongjitur në Superligë, Rizespor, ka nisur bisedimet me agjentin e Sadikut, por edhe me Levanten, raporton Futbolarena.com.

Levanre kërkon 1 milion euro për të shitur sulmuesin, i cili në Valencia nuk arriti të bëhej titullar pas transferimit në janar nga Legia e Varshavës. Edhe fati ishte kundër Sadikut, i cili u dëmtua që në fillim, por sulmuesi ka deklaruar se dëshiron të tregojë sa vlen sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, klubi i Vedat Muriqit në Turqi kërkon sulmues goli dhe ka një buxhet të konsiderueshëm, ndaj Sadiku po tundohet nga ideja e transferimit në Rize.

Kontratë e majme, garanci formacioni, duket zgjedhja e duhur për Sadikun, pas një sezoni plot probleme mes Polonisë e Spanjës. Brenda javës së ardhshme mund të mbyllet gjithçka, nëse Levante ul paksa çmimin e sulmuesit kuqezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online