Sëmundja virale e perikardit që ka vuajtur anësori 25 vjeçar, Dani Carvajal, tashmë është zhdukur, zbulojnë burime të afërta me lojtarin të kontaktuara nga e përditshmja AS.
Trajtimi që ai ka marë, i përbërë kryesisht nga anti-inflamatorë dhe non-steroidal si dhe aspirinë, ka rezultuar të jetë i suksesshëm. Sidoqoftë, pavarësisht progresit të bërë në lidhje me këtë sëmundje virale, diçka e tillë nuk do të thotë që Carvajal është lëshuar plotësisht nga trajtimi. Mjekët e klubit duan të sigurohen plotësisht dhe të mos nxitojnë rikthimin e mbrojtësit në fushat e gjelbërta.
Rrezik potencial për Carvajal
Carvajal nuk është stërvitur fare që nga 30 Shtatori, kur klubi zyrtarisht deklaroi që ai do të jetë jashtë fushave për një periudhë të pacaktuar për shkak të një infektimi të perikardiumit në zemër. Perikardi është një inflamatim (fyerje) e membranës së hollë të zemrës, një gjendje që shihet më shpesh tek njerëzit e rinjë dhe që ka origjinën nga një infektim viral. Problemi është që edhe pse virusi pak nga pak është shkatërruar, ushtrimet përpara rikuperimit të plotë nuk janë të rekomanduara sepse mund të shkaktojnë aritmi, një rikthim të gjendjes, apo akoma edhe më tepër, përkeqësim të perikardit ose rrjedhje të ndryshme përreth zemrës.
Frikë për një përsëritje të gjendjes së Karankas
Fakti që virusi është larguar i ka bërë mjekët e Real Madridit optimist për këtë çështje. Përgjatë këtyre ditëve të shkuara kishte një frikë që mund të kishte një ripërsëritje të asaj që klubi ka parë me Aitor Karankan, i cili kur ishte 24 vjeçar, vuajti nga perikardi dhe ishte jashtë fushave për 4 muaj gjatë sezonit 1998-99. Karanka u trajtua nga kardiologu i njohur, Jorge Ros Jellici, por virusi mori shumë kohë deri sa u largua krejtësisht. Diçka e tillë nuk ka ndodhur me Carvajal, i cili mund të rikthehet shumë shpejtë në stërvitje.
Flakrim Jusufi