Një lajm i mirë ka ardhur në skuadrën e Milanit, teksa dy lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës janë rikthyer në stërvitje. Bëhet fjalë për Zllatan Ibrahimoviç dhe Kessie, të cilët janë stërvitur ditën e sotme pas një lëndimi te gjatë.
Ibra u trajnua së bashku me skuadrën, ndërsa Kessie u stërvit individualisht, për të kaluar me sukses lëndimin e marrë. Burimet brenda klubit deklarojnë se si Kessie ashtu dhe Ibrahimoviç do të jenë të gatshëm në ndeshjen e Milanit ndaj Lazios, e cila vjen menjëherë pas pushimit të Kombëtareve./Elio Hajdari-Sport Ekspres/