Lajme të mira/ Dalin përgjigjet e testeve për të gjithë lojtarët nga Shqipëria, askush i prekur

Lajme të mira vijnë nga Kosova, ku ish-lojtarët e Superiores kanë rezultuar negativ me Covid-19. Pas rastit të futbollistit të Dritës, Izair Eminit, i cili u konfirmua si mbartës i virusit edhe pse nuk kishte shfaqur simptoma, paiguri lindën për shëndetin e futbollistëve të tjerë. Ndërkohë klubi i Gjilanit ka njoftuar pak momente më parë se ka kryer testet për lojtarët Oltion Rapa, Shkëlzen Ruçi, Gerhard Progni, Fjoart Jonuzi, Sebino Plaku, Franc Veliu, të cilët më parë kanë qenë pjesë e elitës së Shqipërisë, ndërsa përgjigjet kanë sjellë buzëqeshje në kampin e klubit, pasi asnjë prej tyre nuk rezultonte me Koronavirus.

Gjithashtu e njëjta gjë vlen edhe për Gentian Mezanin, që po ashtu nuk është mbartës i virusit Covid-19. Kështu lojtarët së bashku me trajnerin do të mund të lënë izolimin në qendrës studentore në Prishtinë dhe të shkojnë në banesat e tyre. Negativ kanë rezultuar edhe futbollistët Useini dhe Nikac, të cilët janë testuar në Maqedoninë e Veriut dhe në Malin e Zi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *