Normaliteti i ri vjen me lajme të këqija për kreun e FFK-së, Agim Ademi. Ky i fundit është prej kohësh në betejë ligjore për akuzat e korrupsionit. Gjykata e apelit vendosi masën e burgimit për 9 muaj të presidentit të Federatës së Kosovës, por Ademi nuk kishte zbatuar urdhërin për kohor prej 15 ditësh për t’u paraqitur në qelinë e paraburimit.
“Indeksi online” zbulon edhe dokumentin e lëshar së fundi nga Gjykata Themelore e Prishtinës, e cila urdhëron që më datë 18 qershor Ademi të paraqitet në qendrën e paraburgimit të Prishtinës. Në të kundërt njoftohet se do të lëshohet një urdhër dënimi për të arrestuar kreun e FFK-së dhe për ta dërguar me forcë në qeli për kryerjen e dënimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres