Lajme të këqija për Elseid Hysajn, zbulohet shkalla e dëmtimit të mbrojtësit shqiptar

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Elseid Hysaj la fushën i dëmtuar në ndeshjen e fundit kundër Kaljarit. Mbrojtësi shqiptar i është nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe mbrëmjen e sotme ka marrë edhe përgjigjen e ekzaminimeve të kryera.

Mësohet se mbrojtësi djathtë ka pësuar një dëmtim të shkallës së mesme të bicepsit femoral të kofshës së majtë. Kështu, Hysajt do t’i duhen përafërsisht 6 javë për t’u rekuperuar. Në këto kushte, lojtari i Lacios rrezikon dukshëm ndeshjen e Kombëtares kundër Anglisë./Sport Ekspres/