Lajm i trishtë në familjen e Kristi Vangjelit, mbrojtësi i Tiranës humb vëllain e tij

Një lajm i trishtë ka mbërritur ditën e sotme në familjen Vangjeli. Mbrojtësi i Tiranës, Kristi Vangjeli ka humbur vëllain e tij, Pavlin. Ky i fundit nuk ka rritur ta fitojë dot betejën me sëmundjen e rëndë, duke u ndarë nga jeta në moshën 37-vjeçare.

Pavli Vangjeli e ka nisur karrierën e tij në radhët e Skënderbeut, ndërsa më pas ka provuar eksperienca të ndryshme në kampionatin helen. Ai ka provuar edhe fanella me peshë në Greqi, ku ka luajtur me PAOK-un apo edhe PAS Janina. “Sport Ekspres” i shpreh ngushëllimet Kristi Vagjelit për këtë ndarje nga jeta përpara kohe të vëllait të tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *