Jo vetëm 2 muaj parapagesë/ Premio e majme për “kokën” e Bajernit dhe titullin, Lotito zbraz xhepat për Lacion

Klaudio Lotito ka vizituar dje ekipin e Lacios në “Formello“, ku është pritur ngrohtë nga lojtarët. Këta të fundit morën 2 muaj parapagesë nga presidenti i klubit, që vendosi tu shpërndajë përpara kohe rrogën e muajit shkurt dhe mars. Por ky nuk ka qenë i vetmi lajm i mirë për futbollistët bardhekaltër.

Sipas “Radiosei“, Lotito ka vendosur të nxisë edhe më tepër skuadrën për të arritur suksese. Kur bëhet fjalë për çështje motivimi, paratë janë gjithmonë ato që japin efektet e dëshiruara. Presidenti i klubit italian e di mjaft mirë diçka të tillë, prandaj ka vendosur të zbrazë xhepat për ekipin.

Mësohet se premio të majme i presin lojtarët në rast se arrijnë objektivat caktuara nga kreu bardheklatër. Plot 400 mijë euro për kokë në rast fitimi të titullit kampion dhe 3 milionë euro për të gjithë ekipin për “kokën“ e Bajernit të Mynihut në Champions League./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online