FK Kukësi njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Skënder Gega. Pas rezultateve të ndeshjeve të para, trajneri Gega ka paraqitur dorëheqjen në klub dhe pavarësisht besimit që i është dhënë nga klubi, trajneri Gega nuk ka bërë kthim pas.
“Falënderoj klubin dhe Presidentin e Nderit, Safet Gjici për mbështetjen dhe besimin. Falënderoj të gjithë bashkëpuntorët që kisha, por besoj se kjo është më e mira në këtë situatë”, u shpreh trajneri Gega. Klubi i Kukësit e falënderon trajnerin Gega për bashkëpunimin dhe i uron suksese në karrierën e tij.