Në ditën e sotme është hedhur shorti për raundin e dytë të Conference League. Nëse Tirana kalon raundin e parë, do të përballet me Beshiktashin.
Më shumë fat nuk ka pasur as Egnatia që nëse kalon Araat, ndeshet me Arisin në Greqi. Vështirësia qëndron edhe te Vllaznia që në raundin e dytë gjen Pogon të Polonisë.
Ndërkohë Partizani është me këmishë pasi nëse eliminohet nga Bate në Champions, shkon në Conference League për t’u përballur me humbësin e Asc Escaldes-Buducnost. /Sport Ekspres/