LAJM I FUNDIT/ Tifozët i rrezikuan “vetë.vrasjen” për Enea Jorgjin, Egnatia heroike befason Dinamon në ndeshjen… e rrallë!

Ndeshja në Rrogozhinë mes Egnatias dhe Dinamos do të niste me polemika dhe me një fenomen në rrallë. Në sekondën e 47 do të ishte Krasniqi që bëri ndërhyrje “horror” si lojtari i fundit ndaj Bardhit, për t’u ndëshkuar me kartonin e kuq.

Ibrahimi realizoi një perlë nga goditja e dënimit për ta mbyllur pjesën e parë në 0-1. Teksa Jorgji vërshëlleu fundin e pjesës së parë, tifozët kanë goditur me sende të forta gjyqtarin. Për këtë arsye ndeshja nisi me 15 minuta me vonesë dhe rrezikohej mbyllja e saj në mënyrë të parakohshme.

Por fatmirësisht për Egnatian, kishte një tjetër shans dhe u vendos për vazhdimin e lojës. Në minutën e 56 Ademi përfitoi nga një gabim i rëndë i Samakes, teksa pasi u gjend përballë Simonit, nuk e kishte të vështirë për të dërguar topin në rrjetë. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *