LAJM I FUNDIT/ Silvinjo i beson Brojës nga minuta e parë, Ajeti dhe Strakosha fitojnë balotazhin

Edhe gati 1 orë na ndan nga ndeshja e shumëpritur. Shqipëria do të nisë rrugëtimin e saj në Euro 2024 përballë Italisë, kampionëve në fuqi të Europës. Silvinjo ka zgjedhur 11-shen e tij me të cilët do të synojë një rezultat pozitiv në “Signal Iduna Park” të Dortmundit.

Formacioni është i ngjashëm me atë të miqësores së fundit kundër Azerbajxhanit. Arlind Ajeti ka fituar balotazhim me Ismajlin, ndrësa në portë do të shohim Strakoshën në vend të Berishës. Sa i përket krahut të majtë të sulmit, nga minuta e parë do ta nisë Seferi, që bashkë me Asanin do të ndihmojnë Armando Brojën për të ndëshkuar Italinë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/