Fund më dramatik se i sotmi në Formula 1 nuk mund të shkruhej as në filmin më të bukur. Është tërësisht emocionuese mënyra sesi është mbyllur ky kampionat në Formula 1. Në këtë garë të Abu Dhabi do të vendosej për fituesin e kampionit të botës mes Verstapen dhe Hamilton, teksa piloti që do të dilte më para se tjetri, do të kishte vendin e parë. Verstapen u nis i pari, por Hamilton e parakaloi në kthesat e para duke e nxjerrë disi nga pista. Vetëm pak xhiro nga fundi dhe Hamilton ishte kampioni i Formula 1 pasi kishte shkëputjen e duhur për të fituar. Por dalja nga pista e Latifit vetëm pak nga fundi, futi makinën e sigurisë ku u zëruan diferencat.
Verstapen shkoi menjëherë për të ndërruar gomat, ndërsa Hamilton nuk e bëri një gjë të tillë për të mos humbur më vende. Kishte vetëm një xhiro nga fundi dhe do të vendosej që Verstapen të kalonte makinat e dubluara, për t’iu ngjitur pas Hamilton. Me diferencën e shkurtuar dhe me gomat e forta, Verstapen arriti të kalonte Hamilton në xhiron e fundit. Shumë emocione për fituesin e kampionit të botës që i hoqi shansin e artë Hamilton dhe shpëtoi Shumaker, pasi në të kundërt, Hamilton shkonte me 8 tituj. /Sport Ekspres/
VERSTAPPEN WINS THE WORLD CHAMPIONSHIP!!
WHAT A FINISH!!!! HE’S DONE IT!!!
A last lap pass decides the title. What a season.#F1 #AbuDhabiGP pic.twitter.com/3tpnyLo2DX
— TSN (@TSN_Sports) December 12, 2021