LAJM I FUNDIT/ Shqipëria merr lajm pozitiv nga Anglia, Armando Broja kthehet për Totenham

Armando Broja nuk ka luajtur ende me Chelsea-n që pas atij dëmtimi me Kombëtaren në stërvitje. E teksa po afrojnë ndeshjet e fundit të Shqipërisë në fazën e kualifikueseve të Europianit, Broja kthehet sërish.

Ishte vetë trajneri Pochetino i cili u shpreh se Broja ka lënë pas dëmtimin dhe pritet që të jetë i gatshëm për ndeshjen e së hënës kundër Totenham. “Broja është mirë sepse sot po flisnim dhe ndoshta ai do të jetë i disponueshëm për të qenë në stol për të hënën. Ai po stërvitet sot dhe shpresoj se mund të përfshihet”, tha Pochetino. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *