LAJM I FUNDIT/ Shqipëria luan me Katarin me produktin vendas, shtyhet java e 12 e Superiores

Ndeshja miqësore e Kombëtares shqiptare ndaj Katarit, e planifikuar për t’u luajtur më datë 9 nëntor në Marbella të Spanjës, ka sjellë një modifikim të kalendarit të Abissnet Superiore. Java e 12-të e kampionatit, e parashikuar për t’u zhvilluar në datat 6 dhe 7 nëntor, do të spostohet me një javë për t’u luajtur fundjavën e ardhshme me 12 dhe 13 nëntor.

Ky spostim i propozuar nga Departamenti i Garave në FSHF, dhe i miratuar nga Komiteti Ekzekutiv me një vendim qarkullues, u mor për t’i dhënë mundësi klubeve që të vendosin lojtarët në dispozicion të ekipit Kombëtar dhe për të mos cënuar barazinë e garës. Java e 13-të e Abissnet Superiore do të spostohet për tu luajtur në muajin janar 2023.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *