Pak minuta më parë ekipet shqiptare kanë mësuar shortin për turin e dytë të Conference League. Nëse Tirana humbet me Dudelangen dhe eleminohet nga Champions, kthehet në turin e dytë të Conference League ku do të gjejë humbësin e Zrinjski-Sherif Tiraspol.
Me shumë mundësi do të ndeshet me Zrinjskin dhe kjo do ta dërgonte në turin e tretë të kompeticionit. Nga ana tjetër Vllaznia e kualifikuar në turin e dytë të Conference League gjen Craiovan, një kundërshtar ferri dhe i eliminuar me aq shumë vështirësi nga Laçi.
Ndërkohë Partizani nuk ka fat nëse bëhet fjalë për shortin e hedhur nga goglat. Sikur të mos mjaftonte rivali më i vështirë në turin e parë Saburtalo, në të dytin e pret Steaua e Bukureshtit. Laçi e gjen rrugën më të shtruar pasi do të ndeshet me fituesin e Floriana-Petrocub nëse kalon Iskran në turin e parë. /Sport Ekspres/