Skuka ka arritur që të realizojë dy gola me Partizanin kundër Bylisit. Sulmuesi kërkoi edhe një penallti tjetër në minutën e 40, por arbitri nuk e akordoi, duke e ndëshkuar me karton të verdhë. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes u mësua lajmi se Skuka është grumbulluar nga Reja në Kombëtare.
“Jam grumbulluar nga Reja. Jam i kënaqur, pse të mos jem i kënaqur. Ma bëri surprizë që më ftoi tani. Rasti i penalltisë? Ishte, nuk rrëzohem kot unë, nuk jam aq amator. Më mërziti arbitri se do të bëja tre gola dhe do të merrja topin në shtëpi. Me ndihmën e Zotit e shohim në Kombëtare këtë lloj goli”, tha Skuka për “Oversport”. /Sport Ekspres/