Partizani ka njoftuar pak minuta më parë laegimin e Bekim Rexhepit. Klubi kryeqytetas bën me dije përmes faqes zyrtare në “Facebook” se është ndërprerë bashkëpunimi me portierin shqiptar. Pavarësisht se u afrua në skuadër për të siguruar katërkëndëzhin në të ardhmen, kampionët e Shqipërisë kanë vendosur të ndajnë rrugët me Rexhepin pas vetëm një viti, duke zgjedhur t’i besojnë Qirkos.
“Faleminderit Bekim Rexhepi. Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Bekim Rexhepin. Portieri dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre. Klubi falenderon Bekim Rexhepin për kontributin e dhënë në fitimin e titullit të 17-të kampion, duke i ururar njëkohësisht shumë suksese në vazhdim të karrierës së e tij. Kënaqësi që ishe pjesë e familjes tonë të madhe Partizani”, ka njoftuar klubi Partizani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/