LAJM I FUNDIT/ Kushti i vendosur nga Chelsea mbron sulmuesin shqiptar, Southampton hedh nga minuta e parë Armando Brojën

Armando Broja ka arritur që të realizojë dy gola nga tre ndeshjet në të cilat e ka nisur si titullar te Southampton. Sulmuesi shqiptar nuk arriti që të shënonte vetëm ndaj Liverpulit, megjithëse ishte sulmuesi më i rrezikshëm te Southampton sa i përket atij takimi. Megjithatë Broja duhet të përballet edhe me vështirësisë e planeve të skuadrës. Sigurisht që te Southampton i japin më shumë përparësi lojtarëve që kanë në dispozicion me kontratat afatgjate sesa huazimeve të marra.

E këtu vjen në mbrojtje kushti i Chelsea-t. Klubi londinez i ka vendosur si kusht minuta të caktuara dhe aktivizime të Brojës në mënyrë që lojtari të rritet dhe mos të qëndrojë në stol. Nëse Southampton nuk e përmbush, atëherë Armando largohet në janar. E pikërisht për këtë arsye, trajneri Hasenhutl e ka zgjedhur që nga minuta e parë Brojën në ditën e sotme kundër Brigton, pasi aktivizimet e tij nuk kanë qenë të shumta dhe rrezikon ta humbasi në janar. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *