LAJM I FUNDIT/ Komiteti Ekzekutiv miraton materialet e Asamblesë Zgjedhore të 2 marsit

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit është mbledhur sot në ora 11:00 për të shqyrtuar materialet e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të FSHF-së të datës 02 mars 2022. Pasi u njoh me propozimet e bëra nga Sekretariati i FSHF-së për materialet e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore 2022, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së vendosi të miratojë materialet e Asamblesë së Përgjithshme të  Zakonshme Zgjedhore 2022.

KE ka miratuar bilancin e konsoliduar dhe pasqyrat e fitimit dhe humbjes për vitin 2021, raportin e Auditorit të Pavarur për vitin 2021 dhe buxhetin e vitit 2022. Gjithashtu, Komitetit Ekzekutiv ka vendosur në këtë mbledhje t’i propozojë Asamblesë së  Përgjithshme të Zakonshme, kompaninë “Grand Thorton” për të bërë auditimin financiar për vitin 2022. Këto vendime hyjnë në fuqi menjëherë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *