LAJM I FUNDIT/ Ja se ku mund t’i blini biletat për Shqipëri-Bullgari, varion nga 1.000–3.000 lekë

Më 17 tetor, Kombëtarja shqiptare do të luajë një ndeshje miqësore kundër Bullgarisë, një sfidë që është planifikuar të nisë në orën 18:00 dhe do të luhet në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’.

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se nga dita e sotme do të kenë mundësi që të blejnë biletat e tyre për këtë miqësore në linkun: ebileta.al.

Çmimi i biletave për këtë takim miqësor të Kombëtares shqiptare varion nga 1.000 – 3.000 lekë. Tribunat pas porte S dhe N, si edhe tribunat këndore E101, E109, E201, E202, E210, E211 do shiten nga 1 mijë lekë të rinj, teksa tribunat E variojnë nga 2.000 – 3.000 lekë.

FSHF nënvizon se biletat do të shiten vetëm ONLINE në këtë link dhe çdo faqe tjetër është e paautorizuar për të shitur bileta.

Procedura se si blihet bileta online:

  • Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë.
  • Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen.
  • Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotesoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail)
  • Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *