Shqipëria do të luajë sot duke nisur nga ora 20:45 ndeshjen e saj të parë pas Kampionatit Europian. Kuqezinjtë do ta nisin rrugëtimin në Ligën e Kombeve nga Praga, aty ku do të përballen me Ukrainën. Një ndeshje e vështirë ekipin tonë kombëtar, që do të përpiqet të shfrytëzojë mundësinë që ky kompeticion të jep për pjesëmarrjen në “play off” të Kupës së Botës.
Silvinjo ka përzgjedhur titullarët për këtë sfidë. Trajneri brazilian i qendron besnik formacionit që përdori në Europian, teksa ndryshimet e vetme janë Ismajli me Kumbullën në qendër të mbrojtjes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/