LAJM I FUNDIT/ Hodhën flakadanë në fushë, dalin 5 emrat e tifozëve të Shqipërisë që i ndalohet hyrja në stadium

UEFA dënoi Shqipërinë me gjobë dhe njëkohësisht me mbyllje të pjesshme të stadiumit në rast të përsëritjes së problematikave si në ndeshjen e fundit kundër Polonisë. Lidhur me këtë rast është marrë edhe masa e penalizimit të 5 tifozëve që nuk kanë mundësi të futen në stadium.

“Pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, korrespondencën me policinë e shtetit lidhur me aktet e dhunës në ndeshjen Shqipëri – Poloni të zhvilluar më datë 10.09.2023, ku janë konstatuar shkelje të parashikimeve ligjore të nenit 48 e vijues të Ligjit 79/2021 “Për Sportin” si dhe pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi duke u bazuar edhe në nenet 66 të statutit të FSHF , Nenit 59 e vijues të KDE,

VENDOSI:

1. Të ndalojë hyrjen në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë ku zhvillohen veprimtari të organizuara nga FSHF, UEFA e FIFA për një periudhë të pakufizuar kohe personave të më poshtëm:

– Gerti Lleshi

– Rinor Grajveci

– Edmond Hyseni

– Almir Dubovci

– Berat Maloku

2. Në bazë të Nenit 7 të KDE, udhëzohen të gjithë anëtarët e FSHF të cilët kanë nën administrim stadiume futbolli, të garantojnë zbatimin e këtij vendimi.

3. Një kopje e këtij vendimi t`i përcillet Policisë së Shtetit”, shkruhet në njoftim. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online