Granit Xhaka ka vendosur që të largohet nga Arsenali. Mesfushori shqiptar ka firmosur me Bayern Leverkusen në Bundesligë. Ky është lajmi i fundit që vjen nga mediat gjermane, teksa për çështje orësh do të vijë edhe zyrtarizimi.
Sot Xhaka mbërriti në Gjermani për të kryer edhe vizitat mjekësore. Kalimi në Bundesligë do të jetë si një rikthim për Granitin pasi më herët ka mbajtur veshur fanellën e Borussia Monchengladbach. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/