Në ditën e sotme është zbuluar edhe lista e reduktuar e kundërshtarëve të mundshëm të Tiranës në turin e parë të Champions League. Nëse më parë kishim listën me rreth 20 ekipe, tani janë vetëm pesë kundërshtarë që mund të zgjidhen për t’u përballur me kampionët e Superiores.
Ferencvaroshi është kundërshtari më i vështirë në letër. Pas saj, vjen Cluj dhe Maribor. Ndërkohë dy ekipet e fundit që mbyllin listën si rivalët e mundshëm të bardhebluve janë Dudelange dhe Ludogorest Razgrad, me shortin që hidhet ditën e nesërme. /Sport Ekspres/