Një lajm i minutës së fundit vjen nga Kosova. Ballkani e mbylli ndeshjen kundër Slavias së Pragës me shifrat 3-2 në Conference League. Menjëherë pas përfundimit të takimit, lojtarët dhe stafi u nisën drejt Prishtinës.
Por sipas “Gazeta Blic”, xhami te piloti është plasaritur. Menjëherë është bërë kthimi urgjent në Pragë pasi plasaritja po zmadhohej dhe ishte e rrezikshme për jetën e tyre që të vazhdonin udhëtimin drejt Kosovës siç ishte programuar. /Sport Ekspres/