Tashmë është zyrtare, miqësore luksi për Egnatian. Ekipi i Rrogozhinës do të përballet kundër Interit.
Kjo ndeshje do të luhet në 13 gusht dhe në Itali. Egnatia gjen edhe mesfushorin shqiptar, Kristjan Asllani, që vesh fanellën e zikaltërve. Gjithçka e ka bërë të ditur klubi me një njoftim zyrtar.
“Të nderuar kolegë! Rikonfirmoj njoftimin e presidentit Demrozi: Në datë 13 Gusht luhet miqësorja Inter-Egnatia. Detaje të tjera do të jepen në kohën e duhur nga drejtuesit e klubit”, shkruhet në reagim. /Sport Ekspres/