Një ditë pas mbarimit të Botërorit në Katar ka ardhur edhe largimi i Karim Benzema. Sulmuesi arriti të fitonte Topin e Artë, por nuk ishte pjesë e Kombëtares së Deshamp në kompeticionin më të rëndësishëm. Pas dëmtimit të pësuar, Benzema mund të gjendej në stol dhe të fitonte minutat e tij në ndeshjet me fazën me eliminim direkt.
Megjithatë Deshamp nuk zgjodhi që ta merrte dhe Federata mbështeti vendimin e trajnerit. Për këtë arsye, Karim Benzema ka njoftuar pak minuta më parë tërheqjen nga Kombëtarja. “Unë kam shkruar historinë time dhe e jona po mbaron”, shkruan sulmuesi që gjendet me fanellën e Francës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
J’ai fait les efforts et les erreurs qu’il fallait pour être là où je suis aujourd’hui et j’en suis fier !
J’ai écrit mon histoire et la nôtre prend fin. #Nueve pic.twitter.com/7LYEzbpHEs— Karim Benzema (@Benzema) December 19, 2022