Të shumta ishin shpresat se Armando Broja do të luante titullar ndaj Dinamos së Zagrebit. Sulmuesi shqiptar ka ndryshuar ritmin e Chelsea në dy ndeshjet e fundit në kampionat, veçanërisht në atë të fundit kur përmbysën Ëest Ham me shifrat 2-1.
Për këtë arsye mendohej se Broja do ta niste që nga minuta e parë ndaj Dinamos së Zagrebit. Ndërkohë Chelsea ka publikuar formacionin zyrtar pak minuta më parë dhe Tuchel ka zgjedhur të aktivizojë menjëherë Aubameyang, megjithëse ky i fundit ka vetëm pak seanca stërvitore me londinezët. /Sport Ekspres/