Lajm fantastik për Armando Brojën, dëmtim i lehtë dhe kthehet ndeshjen tjetër në Premier League

Armando Broja i frikësoi të gjithë tifozët shqiptarë me dëmtimin e pësuar kundër Bornemouth. Sulmuesi shqiptar la fushën në minutën e 30 duke ndierë shqetësime të mëdha.

Por në Angli konfirmojnë se dëmtimi i shqiptarit ishte i lehtë dhe jo serioz siç pritej nga stafi mjekësor i Everton. Broja ka dhimbje të lehta në shpinë, po mbahet në mbizotërim nga stafi i Everton dhe pritet të humbas vetëm ndeshjen e Kupës ndaj Peterborugh, ndërsa do të kthehet për ndeshjen tjetër në Premier League ndaj Aston Villa. /Sport Ekspres/