“Laheshim 4 veta dhe uji ishte i nxehtë”, Ibrahimoviç kujton kohën te Juventusi: Iu ankova Moxhit dhe ma ktheu…

Zlatan Ibrahimoviç pësoi një dëmtim mjaft serioz në ndeshjen ndaj Napolit dhe do të jetë jashtë fushave për më shumë se 2 javë. Megjithatë kjo nuk e ka penguar suedezin për të folur për mediat, kur i ofrohet një intervistë. Për mikrofonat e “Aftonbladet” ndër të tjera Ibra gjihashtu foli edhe për eksperiencën me Juventusin, një klub që ai ka luajtur në sezonet 2004-2006. Sipas tij, debutimi me Juventusin pritej të ishtë më i bukuri për të, por nuk rezultoi aspak i tillë pasi kushtet ishin mjaft të këqija.

“Javën e parë tek Juventusi mendova “WOW”. Ky është klubi më i madh në botë. Por qendra sportive ishte katastrofë. Ishim katër persona që po laheshin në të njëjtën kohë dhe për një moment uji u mbinxeh. Nuk ka mundësi thashë, ky është Juventusi”- u shpreh Ibra.

Gjithashtu Ibrahimoviç foli për një rast mjaft të rëndësishëm që i kishtë ndodhur me ish-drejtorin sportiv të Juventusit, Luciano Moxhi. “ Shkova për tu ankuar për disa probleme tek drejtori sportiv, por ai ma ktheu në këtë mënyrë: “Ti nuk je këtu për tu ndierë mirë, por për të fituar. Këto fjalë nuk do t’i harrosh kurrë”./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online