Lajme të këqija vijnë nga Laçi. Ekipit të drejtuar nga Shpëtim Duro i hapen telashe përpara ndeshjeve në turet kualifikuese të Ligës së Konferencës. “Supersport”-i bën me dije se Klinti Qato ka psuar një dëmtim të rëndë në miqësoren me Llapin dhe si pasojë i duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Operacioni pritet ta lërë kashtë fushave për të paktën 6 muaj, duke bërë që futbollisti i ri të rrezikojë sezonin. Ndërkohë Qato projektohej titullar në mesfushën e Laçit pas largimit të Deliut dhe Shehut. Kurbinasit tashmë duhet të hedhin menjëherë sytë drejt merkatos për të gjetur zëvendësuesin e tij në mesin e fushës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/